INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali kthehet në shkollë pas vrasjes së babit, por gjesti i kolegëve habit[VIDEO]

Djali kthehet në shkollë pas vrasjes së babit, por gjesti i kolegëve habit[VIDEO]

Publikuar më: 10:54 17-05-2018

Dakota Pitt nuk dëshironte të shkonte vetëm në shkollë. Ishte dita e parë  e kthimit në klasë pasi babai i tij i polic u vra në krye të detyrës. Dakota pyeti nënën nëse një nga shokët e punës së babait mund ta shoqëronte atë në “Sullivan Elementary School” në Indiana Perëndimore, SHBA. Ai mbeti i shtangur nga ajo që pa ditën e hënë në mëngjes kur u nis për të shkuar në shkollë. Rreth 70 oficerë policie kishin ardhur për ta shoqëruar atë. Dhe nuk ishin vetëm kolegët e babait të Dakotës, Rob Pitt. Për të shoqëruar 5-vjeçarin erdhën oficerë edhe nga departamente të tjera. "Mirë se erdhët në shkollë, shok,"-e përshëndeti njëri prej tyre.  "Ai e di se babai i tij ishte një hero", tha motra e Pittit, Kelli Jones. "Kthimi i nxënësit në shkollë pas vdekjes së një njeriu të dashur, sidomos i një prindi, është shumë i vështirë," tha drejtoresha e shkollës së Dakotës për CNN. "Mbështetja e kolegëve të Robit e ndihmoi Dakotën që të hidhte hapa para”-u shpreh ajo. Rob Pitts, një veteran i departamentit të policisë Terre Haute, u qëllua dhe u vra pasi u përgjigj një telefonate në një kompleks apartamentesh më 4 maj. Gjesti i ëmbël i kolegëve të tij preku njerëzit në mediat sociale, ku videoja është parë mbi 261.000 herë.

Article Logic
Execution time: 0.0033931732177734