INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria dhe Kosova “ngelëse” në eksporte! Nën mesataren e vendeve të Ballkanit

Shqipëria dhe Kosova “ngelëse” në eksporte! Nën mesataren e vendeve të Ballkanit

Publikuar më: 12:28 29-06-2018

Niveli ekonomik i një vendi matet edhe nga sasia e importeve dhe eksporteve, po për këtë të fundit Kosova dhe Shqipëria rezultojnë të fundit në rajon. Referuar analizës së Njësisë së Inteligjencës së, The Economist, eksportet për frymë të Shqipërisë në 2017-n rezultojnë 1.347 dollarë, duke tejkaluar vetëm nivelin e eksporteve për frymë të Kosovës, që është vetëm 780 dollarë. Paraqitemi shumë më keq se dhe mesatarja e eksporteve të vendeve të Ballkanit, që është 2.411 dollarë për frymë. 

Në rajon i kampion është Mali i Zi, me 3.022 dollarë eksporte për frymë, i ndjekur nga Serbia, Maqedonia dhe më tej Bosnja dhe Hercegovina me 1.773 dollarë. Po dhe ky shtet paraqitet me eksporte më të pakta se mesatarja e Ballkanit. Po në krahasim me vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian, vendet e rajonit qëndrojnë larg. Për 2017-n eksportet në shtetet më të zhvilluara llogariten 8.687 dollarë. Rekordin e mban Gjermania me shifrën prej 18.000 dollarë eksporte për frymë.
Ndërsa vendet që eksportuan më shumë në 2017 në të gjithë botës, janë e para Kina me afro 2.26 trilionë eksporte në vit dhe eksportuesi i dytë më i madh është SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041