INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas publikimit të raportit të DASH, reagon Ambasada Amerikane: Qeveria shqiptare nuk i përmbush standardet

Pas publikimit të raportit të DASH, reagon Ambasada Amerikane: Qeveria shqiptare nuk i përmbush standardet

Publikuar më: 12:48 29-06-2018

Pak kohë më parë DASH ka publikuar një raport se në Shqipëri numri i femrave dhe fëmijëve që trafikohen vazhdon të mbetet i lartë.

Menjëherë pas këtij raporti ka reaguar dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ambasada shkruan se “qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2”.

STATUSI I PLOTË

Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë̈, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë.

Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2.

Qeveria rriti financimet për mbrojtjen e viktimave dhe identifikoi dhe ndihmoi më shumë viktima.

SAFCV.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034041404724121