INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS mbledh Kongresin më 23 mars, fton edhe Fatos Nanon

PS mbledh Kongresin më 23 mars, fton edhe Fatos Nanon

Publikuar më: 13:10 18-03-2019

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin në datën 23 mars. Kjo është vendosur në mbledhjen e Kryesisë, mëngjesin e sotëm.

Veç datës, gjatë mbledhjes janë vendosur dhe detaje të tjera. Kështu, Kongresi do të mblidhet në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.
Fjalën kryesore do e ketë kryesocialisti Edi Rama.
Në Kongres pritet të ketë fjalime nga ministra dhe kryetarë bashkish si dhe janë ftuar të gjithë kryeministrat e PS ndër vite, mes të cilëve edhe Fatos Nano. Pritet të shikohet nëse ky i fundit do ti përgjigjet pozitivisht ftestës për të marrë pjesë.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832