INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport tronditës i OSBE-së, gratë shqiptare ''i nënshtrohen dhunës'' e quajnë çështje...

Raport tronditës i OSBE-së, gratë shqiptare ''i nënshtrohen dhunës'' e quajnë çështje...

Publikuar më: 09:31 16-05-2019

Një studim i OSBE-së, mbi dhunën ndaj grave ka nxjerr në pah të dhëna tronditëse. Shqipëria mban rekorde të njëpasnjëshme negative, si në drejtim të dhunës ndaj gruas, në drejtim të perceptimit të dhunës, apo edhe në drejtim të tolerimit të saj. Studimi është kryer për 8 vende të Europës jug-lindore. Njëra nga pyetjet i referohet dhunës në vetvete. Në Shqipëri 31% e grave dhe vajzave ose 1/3, deklaron se është ndeshur me një nga format e dhunës në 12 muajt e fundit. Autorët janë partnerët.

Shqipëria ka normën më e lartë mes 8 vendeve të analizuara, ku përfshihen të gjitha shtetet e rajonit, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë. Kur bëhet fjalë për perceptimin e njerëzve, situata duket edhe më tronditëse, pasi 88% e shqiptarëve mendojnë se dhuna ndaj grave dhe vajzave, si nga partnerët, të afërmit apo të panjohurit, është shumë e shpeshtë në vendin tonë. Kjo sërisht është norma më e lartë mes shteteve të analizuara.

Ndërkaq 22% e grave dhe vajzave të anketuara raportojnë se, kanë pësuar apo pësojnë dhunë ekonomike nga partneri i tyre. Ai nuk ju jep para dhe ju kufizon shpenzimet. Edhe në këtë rast, kjo është norma më e lartë mes vendeve të rajonit. Gjysma deklarojnë se partneri i tyre shfaq sjellje kontrolluese, pra i dhunon psikologjikisht. Një tjetër e dhënë alarmante, është ajo që tregon se, thuajse gjysma e të anketuarve mendojnë se dhuna në familje është një çështje private, dhe se duhet zgjidhur privatisht. Kjo vjen nga fakti se kanë turp që këtë problem ta bëjnë publik, po dhe për shkak se nuk kanë besim tek institucionet.

Po e keqja s'mbaron këtu, pasi autorët e dhunës edhe kur ato ndahen nga ta i përndjekin, e janë jo pak, por 13% të grave dhe vajzave që nuk gjejnë rehat nga partnerët dhunues.

Article Logic
Execution time: 0.0039999485015869