INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse me vonesë ilaçi që ndalon qelizat kancerogjene është gati! Ja kur do të dalë në treg

Edhe pse me vonesë ilaçi që ndalon qelizat kancerogjene është gati! Ja kur do të dalë në treg

Publikuar më: 09:39 16-05-2019

Mjekësia po evoluan, po dhe sëmundjet po përparojnë shumë. Më i përhapuri vitet e fundit është kanceri. Po mediat botërore kanë publikuar një lajm të mirë.

Ilaçet e para që do të ndalojnë qelizat kancerogjene që bëhen rezistente ndaj kurave, do të jenë gati brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm, kanë njoftuar shkencëtarët. BBC shkruan se një investim prej 75 milionë paundësh që zhvillon këto barna u bë gati nga Instituti për Kërkime kundër Kancerit (ICR).

Shefi ekzekutiv, prof. Paul Workman, foli për barnat reja dhe tha se aftësia e kancerit për t’iu përshtatur barnave, është sfida më e madhe me të cilën ata po ballafaqohen dhe ilaçet e reja do të mund ta bëjnë kancerin një sëmundje “nën kontroll” në terma afatgjatë.

Studiuesit shtojnë se trajtimet ekzistuese siç janë kimioterapia nganjëherë dështojnë, sepse qelizat më të rrezikshme të kancerit përshtaten dhe mbijetojnë, duke bërë që sëmundja të përsëritet.

Profesor Workman bëri këtë përshkrim të detajuar: "Aftësia e kancerit për tu përshtatur, zhvilluar dhe bërë rezistencë ndaj ilaçeve ishte shkaku i shumicës së vdekjeve dhe sfida më e madhe me të cilën përballemi në tejkalimin e saj. Instituti po "ndryshon të gjithë mënyrën se si ne mendojmë për kancerin" dhe po përqendrohemi në parashikimin e mënyrës se si qelizat e kancerit do të evoluojnë për t'i parandaluar ato që të bëhen rezistente ndaj barnave. Instituti për Kërkimin e Kancerit ka për qëllim të tërheqë një fond prej 19 milionë $ për Qendrën e re për zbulimin e ilaçeve në kampusin e saj në Sutton, në jug të Londrës, i cili synon të mbledhë pothuajse 300 shkencëtarë nga fusha të ndryshme."

Shkencëtarët synojnë të përdorin metoda të reja duke përfshirë trajtimet e kombinimit të shumë llojeve dhe inteligjencën artificiale për të parashikuar dhe ndikuar në evoluimin e qelizave të kancerit, duke gjetur dobësi që kurat mund t'i shfrytëzojnë. Me këtë medikament pacientët mund të jetojnë më gjatë. 

Ndërsa Dr. Andrea Sottoriva, zëvendësdrejtore e qendres së evolucionit, tha se: "Inteligjenca artificiale dhe metodat parashikuese matematikore kanë potencial të madh për t'u futur në "kokën" e kancerit dhe mund të parashikojnë se çfarë do të ndodhë më pas dhe se si do të reagojë ndaj trajtimeve të reja".

 

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605