INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
500 mijë dollarë për njohjen e Kosovës, Daçiç zbulon emrin e shtetit që ka blerë Pacolli

500 mijë dollarë për njohjen e Kosovës, Daçiç zbulon emrin e shtetit që ka blerë Pacolli

Publikuar më: 13:49 25-05-2019

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, shprehet se ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte dashur të blinte njohjen e pavarësisë nga Kongo, me një shumë të hollash prej 500 mijë dollarëve, shkruan media serbe ‘Novosti’.

Ai thotë se Pacolli e kishte dërguar njeriun e tij në shtetin afrikan, ndërkohë në Prishtinë paralajmëronte njohjen e shpejtë nga Kongo.

E përditshmja serbe kujton se Pacolli në fillim të majit kishte paralajmëruar se Kongo do ta njihte së shpejti Kosovën, ndërsa “në Beograd kishte arritur shumë shpejt nota e Ambasadës së Kongos se me të cilën ishte përgënjeshtruat paralajmërimi” .

Pas bisedave që ka pasur në Tanzani, Togo, Ganë e Svazilend, shtete që e njohin pavarësinë e Kosovës, Daçiqi ka thënë se beson se këto shtete, të paktën, do të jenë të përmbajtura gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO e Interpol.

Daçiq ka paralajmëruar se do të vazhdojë me lobimin për tërheqje të njohjeve të Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648