INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“STOP blerjes së votës”, kreu i OSBE-së: Parlamenti legjitim, reforma zgjedhore mund të votohet

“STOP blerjes së votës”, kreu i OSBE-së: Parlamenti legjitim, reforma zgjedhore mund të votohet

Publikuar më: 10:58 12-03-2019

“Reforma zgjedhore mund të votohet nga paralamenti i cili është legjitim” kështu u shpreh ambasadori i OSBE-se në Shqipëria Bochard gjatë një takimi me kreun e KQZ-së Klement Zguri dhe kryeprokuroren Arta Marku.

Lidhur me zgjedhjet lokale, nëse mund të zhvillohen apo jo pa opozitën, Bochard u shpreh se nuk dihet nëse do të marrin pjesë në zgjedhje apo jo, por i inkurajon që të marrin pjesë.

Gjatë takimit të përbashkët u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes KQZ dhe Prokurorisë ku i jepet prioritet hetimit të çështjeve që kanë të bëjnë me cenimin e zgjedhjeve.

Në memorandum ndër të tjera theksohet se kush cënon zgjedhjet do të hetohet më përparësi

“Hetim dhe ndjekje penale me përparësi dhe eficencë të të gjitha veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si dhe cdo vepër tjetër penale e cila dëmton procesin zgjedhor” nënvizohet në dokument.

Borchardt i bëri thirrje prokurorisë apo autoriteteve të tjera ligjzbatuese që t’i japin përgjigje akuzave për shit-blerjen e votave, pasi po vihet në rrezik besimi te zgjedhjet nga ana e qytetarëve.

“Jemi shumë pranë zgjedhjeve të qershorit, por Shqipëria po kalon një moment kritik. Për fat të keq ndryshimet e kërkuara dhe reforma zgjedhore nuk është votuar, ka ngecur në Kuvend. Akuzat politike për integritetin e shtetit minojnë besimin e publikut, nxis pjesëmarrësit të fokusohen në dekriminalizimin e kandidatëve në zgjedhje. Siç theksohet në raportin e fundit të ODIHR, autoritetet duhet t’i japin përgjigje akuzave për shitblerje votash, pasi është vënë në rrezik besimi i publikut”, tha Borchardt.

Article Logic
Execution time: 0.0021440982818604