INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta, reagon OSBE: Autorët e dhunës të mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme

Protesta, reagon OSBE: Autorët e dhunës të mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme

Publikuar më: 15:21 16-02-2019

Edhe prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e cila është duke u zhvilluar para Kryeministrisë.

Ajo bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private.

Sipas saj, “përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme, – thuhet në një deklaratë të OSBE në Tiranë. – Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0023720264434814