INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrupsioni i lartë, OSBE: U përmbys përmirësimi i shënuar në vitin 2013

Korrupsioni i lartë, OSBE: U përmbys përmirësimi i shënuar në vitin 2013

Publikuar më: 10:34 01-02-2019

OSBE ka komentuar të dhënat e raportit të fundit të “Trasparency International”, mbi perceptimin e korrupsionit, duke shprehur keqardhje por dhe duke i bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet. Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, në një deklaratë të posaçme shprehet se për fat të keq Shqipëria ka sërish të dhëna negative. “Fatkeqësisht, shumica e vendeve të Evropës Juglindore kanë pësuar regres në krahasim me një vit më parë. Prirja negative në rastin e Shqipërisë është edhe më shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin e dukshëm në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013 dhe 2016″, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së ambasadori Bernd Borchardt, në një deklaratë të posaçme.

“Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë”, nënvizoi ambasadori Borchardt, ndërsa shtoi se reformat e ndërmarra, përfshirë këtu vetingun në sistemin e drejtësisë, duhen realizuar, si dhe të ngrihen institucionet e reja kundër korrupsionit: “Presim me padurim themelimin e institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese në Shqipëri të vazhdojnë me zbatimin e reformave në drejtësi dhe reformave kundër korrupsionit në përputhje me rekomandimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit”, u shpreh zoti Borchardt. Ai theksoi po ashtu rolin që mund të luajnë qytetarët edhe shoqëria civile në këtë drejtim: “Qytetarët shqiptarë duhet ta refuzojnë dhe denoncojnë korrupsionin pranë organeve qeveritare”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019240379333496