INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dënuar në Gjermani për përgjim të paligjshëm të një zyrtari dhe kërkuesi për azil betohet si deputet

I dënuar në Gjermani për përgjim të paligjshëm të një zyrtari dhe kërkuesi për azil betohet si deputet

Publikuar më: 11:27 23-05-2019

Në seancën e sotme parlamentare janë betuar sot dy deputet, një në radhët e opozitës dhe një në radhët e maxhorancës.  Partia Socialiste ka zëvendësuar nga radhët e saj, ish-deputetin e PS-së, Flamur Golemi, i cili do të garojë për zgjedhjet lokale në Gjirokastër. Ndërkohë që vendin e tij, e ka zënë Artemis Dralo Malo, e cila ka qenë në postin e zv.ministres së Jashtme.

Në Parlament është betuar sot Ervis Meço, i cili në zgjedhjet e shkuara ishte në listat e PD-së së Qarkut të Vlorës.
Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit Egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çuno.
Meço në formularin e tij të dekriminalizimit sqaron se është dënuar në Gjermani me 30 ditë burg.
Ai saktëson se vepra penale e tij është konvertuar në gjobë, të cilën e ka paguar. Ervis Meço akuzohet se ka përgjuar/regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman dhe për këtë vepër penale ai është dënuar me burgim.
Po ashtu, Ervis Meço shkruan në formular se për katër muaj ka qendërzuar në Gjermani si azilant politik, por nuk e ka përfituar statusin. Këtë e ka bërë pas zgjedhjeve në 2017.

Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë shkon 122. Kanë mbetur pa u plotësuar edhe 18 karrige, 17 nga PD dhe 1 nga LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715