INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapelverdhët protestë para Parlamentit: S’na blini dot siç bëni me deputetët

Kapelverdhët protestë para Parlamentit: S’na blini dot siç bëni me deputetët

Publikuar më: 09:51 23-05-2019

Ka nisur seanca e së enjtes në kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që paralelisht një grup minatorësh po zhvillojnë një protestë para Parlamentit ku kërkojnë miratimin e statusit.

Ata shprehen kundër projektligjit që pritet të miratohet sot në Kuvend.

“U ngopëm me shtesat si nga të parët dhe nga të dytët. Ti ble deputetë, por ne nuk shitemi. Ne duam drejtësi por këtu nuk ka drejtësi, as nuk do të ketë. Kush është i drejtë e ndihmoftë zoti. Kush nuk është i drejtë, mos fitoftë asnjë votë”, thanë minatorët.

“Minatorët heronjtë e ekonomisë”, “Statusin e duam sot jo mot”, “Mjaft më me rrena”, ishin këto disa pankartat që minatorët mbanin në duar ndërsa në mënyrë simbolike në kokë mbanin edhe kapela të verdha të cilat i veshin gjatë punës së tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035781860351562