INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 Maji, minatorët në protestë, shkallët e Ministrisë 'kthehen' në minierë [FOTO/VIDEO]

1 Maji, minatorët në protestë, shkallët e Ministrisë 'kthehen' në minierë [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:34 01-05-2018

‘Ndal nëpërkëmbjes së punëtorëve’ më një slogan të tillë minatorët kanë zgjedhur të protestojnë sot në ditën e 1 Majit.

Ata protestojnë për të kërkuar të drejtat e tyre, kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje të pagave.

Ajo çka vihet  tek shkallët e Ministrisë së Energjitikës është detaji se minatorët kanë vendosur kapele të verdha çka simbolizon edhe një pjesë të veshjes së tyre të cilat i përdorin ndërsa futen në miniera.

Madje në slogan shkruhet 'Ministria e vrasjes së minatorëve'.

Protestuesit janë mbledhur edhe pranë ‘Ushtarit të Panjohur’ në Tiranë.

Ata shprehen se numri i minatorëve që humbin jetën në galeri është i lartë, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme për të siguruar kushte dhe paga më të mira.

ministr.png

 

foto_e_protestes.png

Article Logic
Execution time: 0.0041539669036865