INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Mirmëngjes Shqipëri me... Minatorët

Rama: Mirmëngjes Shqipëri me... Minatorët

Publikuar më: 10:37 04-05-2017

Është bërë traditë tashmë për kryeministrin Edi Rama që të urojë shqiptarët çdo ditë për një ditë të mbarë. Këtë të enjte Rama ka zgjedhur minatorët dhe statusin e tyre gjatë qeverisjes së tij për të bërë krahasimin e kësaj kategorie mes kohës së drejtimit të vendit prej tij me atë të PD.
Edi Rama në facebook:
MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të dinjitetit të rilindur për këtë punonjës të nëntokës së pasur shqiptare?.
Pas 25 vjetësh harrese dhe lënie në vetmi nga shteti, prej vitit 2014 të gjithë minatorët përfituan uljen me 5 vjet të moshës së pensionit dhe për 4000 minatorë që merrnin vetëm pension minimal, siguruam pension të plotë dhe e rritëm atë deri trefish.
Por kjo nuk mjafton dhe akoma më shumë mbetet për të bërë për të gjithë punonjësit e këtij zanati sa të vështirë, po aq të ndershëm e të respektuar. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam ???? me #Shtet?#Punë?#Mirëqenie

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938