INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha thyen “rregullin” e së enjtes në çadër. Berisha akuza Ramës...[VIDEO]

Publikuar më: 11:21 04-05-2017

Si kundër ndonjëherë në çadrën e lirisë këtë të enjte është shfaqur kreu i PD Basha duke prishur rendin e zakonshëm të së enjteve të dy muajve të fundit, ku vendin ua linte deputetëve aq sa simbolikisht u quajt Parlamenti i cadres së opozitës.

Ai ka pasur të ftuar ambasadorin Hungarez dhe me sa duket kjo ka qënë arsyeja që ai zgjodhi të thyejë “rregullin”.
Po më pas deklaratat vijuan normalisht. Ish Kryeministri Berisha ka vijuar me akuza duke e quajtur Ramës mashtrues që nuk mban as për tre ditë fjalën. Ai theksoi se do pranonte kërkesat e opozitës dhe dje i ka mohuar ato.

“Rama thoshte se do pranoj gjithçka që propozon PPE. Por dje i tha Lulzim Bashës se as i njoh fare ato propozime. Ky është mashtrues, Nastradin i vërtetë”, tha Berisha.

Për më shumë ndiqni lajmet në IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059