INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të jetosh çdo ditë me të vdekurit, njihuni me fshatin që u jep ushqim e cigare [FOTO]

Të jetosh çdo ditë me të vdekurit, njihuni me fshatin që u jep ushqim e cigare [FOTO]

Publikuar më: 11:39 23-05-2019

Shumë prej jush ndoshta besoni se edhe pas vdekjes shpirti ka nevojë për ushqim, disa të tjerë besojnë se kur vdes çdo gjë mbaron.

Por në një zonë malore të Indonezisë banorët Toraja besojnë se duhet të kujdesen për të vdekurit. Ata mumizojnë trupat e të vdekurve dhe kujdesen për ta, duke i ruajtur sikur të jetonin ende.

Rreth 1 milion Torajanë, shumica prej të cilëve jetojnë në rajonin e Sulaëes së Jugut, besojnë se pas vdekjes shpirti mbetet në shtëpi, kështu që të vdekurit trajtohen me ushqim, veshje, ujë dhe cigare.

Lëkura dhe mishi i tyre ruhen nga prishja dhe kalbja, e cila fillon brenda ditëve të para të vdekjes nga një shtresë e një zgjidhjeje kimike të quajtur formaline,e cila është një përzierje e formaldehidit dhe ujit.

Për komunitetin, një trup i ruajtur mirë sjell fat të mirë, kështu që familjet përgjegjëse janë shumë të kujdesshme duke u përpjekur të mbajnë sa më mirë të dashurit e tyre të vdekur për të pasur sa më shumë të mira në jetët e tyre.

Disa torajanë të rinj ndihen të bllokuar nga tradita, e cila, sipas hulumtimeve arkeologjike, mund të datojë më shumë se 900 vjet; në vend që të blejnë një automjet ose të vizitojnë zonat turistike, ata janë të detyruar të kujdesen edhe për kostot e një procesi të tillë.

8.PNG

777.PNG

6.PNG

5.PNG

3.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0022389888763428