INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm në Sierra Leone, rrëshqitje masive dherash dyshohet për shumë të vdekur

Alarm në Sierra Leone, rrëshqitje masive dherash dyshohet për shumë të vdekur

Publikuar më: 16:03 14-08-2017

Afër kryeqytetit të Sierra Leones, Freetown me qindra persona dyshohen të kenë vdekur dhe shumë  të tjerë janë bllokuar në shtëpitë e tyre pas një rrëshqitjeje dheu.
Një kodër në zonën e Regent u shemb pas shirave të dendur duke lënë shumë shtëpi të mbuluara plotësisht në baltë. Rrëshkitja e dheut mund ti ketë gjetur shumë njerëz në gjumë, duke bërë që numri i të bllokuarve brenda të jetë i madh, ndërsa zyrtarët thonë se është shumë herët për të dhënë një numër të saktë të viktimave. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre pasi një pjesë e kodrës u rrëzua.

Përmbytja nuk është e pazakontë në Sierra Leone, ku strehimi i pasigurtë prishen rregullisht nga shira të forta.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432