INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fushata/ Premtimi i kreut të opozitës greke: Shqipëria ta harrojë integrimin

Fushata/ Premtimi i kreut të opozitës greke: Shqipëria ta harrojë integrimin

Publikuar më: 11:24 25-05-2019

Drejtuesi i Partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis bëri një deklaratë të fortë për sa i përket çështjes së Shqipërisë.

Një prej premtimeve të bëra para popullit grek ishte se nëse ai fiton, do vendosë veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën europiane.

“Do i qëndroj të drejtës për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE. Unë do të mbroj të drejtat e pakicës kombëtare greke. Dhe nëse nuk respektohen, Shqipëria të harrojë kursin e saj evropian” deklaroi ai gjatë një fjalimi në Selanik.

Këtë të dielë në Greqi do të zhvillohen zgjedhjet lokale bashkë me ato për Parlamentin Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043