INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama bën letrën e katërt dhe zbulon SMS që i ka nisur më parë Lulzim Bashës

Rama bën letrën e katërt dhe zbulon SMS që i ka nisur më parë Lulzim Bashës

Publikuar më: 12:17 25-05-2019

Kryeministri Edi Rama ka bërë letrën e katërt publike, nëpërmjet së cilës fton Lulzim Bashën të ulen të tryezë e të dialogojnë.

Në letër ai shkruan se ende ka pak kohë kohë për të ndryshuar situatën politike. “Keni akoma shumë, sa shumë, për të humbur dhe keni akoma kohë, shumë pak kohë, për të rifituar kthjelltësinë, qetësinë e drejtimin e humbur, duke u kthyer në Tryezën e Dialogut e duke i kursyer Shqipërisë, po edhe vetes e grupimit Tuaj, kostot e një aventure sa qesharake, aq edhe të kushtueshme për këtë vend në radhë të pare”, shkruan kryeministri, e më pas i kërkon Bashës reflektim, “Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ejani në Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja”.

Ftesa është për dialog pa kushte por qëndrimi i Ramës për postin dhe datën e zgjedhjeve mbetet i pandryshuar. Pikërisht kjo pikë i mban dy palët larg. “Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju dhe as mund të tradhëtoj ata që më kanë zgjedhur e të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t’i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve si djalli temianit! Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit - të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar”, vijon letra publike e shefit të qeverisë.

Mes rreshtave, Rama zbulon dhe një SMS që i ka nisur Lulzim Bashës në momentin që vendosi djegien e mandateve. “Unë e kam ditur dhe fatmirësisht Ju’a kam thënë, shkruar në një sms të shkurtër, shumë kohë më parë, se ku mund t’Ju çonte heqja dorë nga frenat e retorikës politike ose, shqip, të folurit e gojës para mendjes, në kuturisjen e dëshpëruar për të treguar forcën e kërcitjes së dhëmbëve, duke braktisur forcën e arsyes. Ja ku jemi sot dhe në shumë pak kohë, nëse Ju nuk frenoni për t’u kthyer në rrugën e arsyes, e tatëpjeta për grupimin Tuaj politik, po sidomos për Ju personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri kur të prekni fundin e saj të dhimbshëm”, zbulon Rama në këtë letër të katërt publike që i është bërë Lulzim Bashës.

LETREN E PLOTE MUND TA LEXONI KETU:

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945