INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Të derdhemi në Tiranë, vuloset fati i vendit”/ Opozita në protestën vendimtare, çfarë pritet të ndodhë?

Publikuar më: 09:13 25-05-2019

Opozita ka paralajmëruar sot zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ndërkohë ende nuk ka detaje për formën se si do të organizohet dhe sa do të zgjasë kjo protestë, por ndërkohë dje lideri demokrat nga Mati, teksa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit se nuk ka asnjë hap pas në synimet e opozitës, pavarësisht thirrjeve të Ramës përmes letrave për dialog pa kushte.

“E nesërmja do të jetë mesazhi më madhështor për ta çuar përpara këtë betejë deri në fund.Ju ftoj që askush të mos mungojë në protestën e nesërme. Të derdhemi nesër në Tiranë me pjesëmarrje me bashkim dhe vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa”, bëri thirrje Basha një ditë më parë.

Sa i përket forcave të policisë bëhet me dije se rreth 1500 policë do të jenë në terren gjatë zhvillimit të protestës.

Article Logic
Execution time: 0.0079879760742188