INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i përbashkët Shqipëri-Kosovë. Deklarata e Ramës 'presion' ndaj BE

Presidenti i përbashkët Shqipëri-Kosovë. Deklarata e Ramës 'presion' ndaj BE

Publikuar më: 11:51 20-02-2018

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një president të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri shihet si një përpjekje për të mashtruar Bashkimin Evropian. Të paktën kështu e konsideron analisti austriak, Gerald Knaus, themelues dhe president i Iniciativës Evropiane për Stabilitet. Të hënën, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë kundër “ndërhyjes” në vendet fqinje, pasi Rama ka thënë se vendi i tij dhe Kosova mund të kenë një ditë një president të vetëm si “simbol të unitetit kombëtar”.“Mendoj se është një blof, nuk mendoj se ka mbështetje reale për ndryshim të kufijve, as në Tiranë, as në Prishtinë. Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve nuk janë kërcënim për askënd, por më shumë se kaq do të ishte krejtësisht e padëshirueshme dhe tërësisht joreale”-deklaroi Knaus. Më tej ai pohon se, është e qartë se, nëse Shqipëria dhe Kosova nuk trajtohen seriozisht nga pjesa tjetër e Evropës, nëse lihen jashtë, ato do t’ia kujtojnë Evropës se mund të nxjerrin në agjendë edhe çështje që i bëjnë sërish interesante. Analisti ka komentuar gjithashtu situatën e Serbisë nëse nuk pranon të njoh Kosovën. “Njohja e Kosovës është biletë për Serbinë për të hyrë në Bashkimin Evropian” thotë Knaus. “Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, ajo definitivisht nuk do t’i bashkohet kurrë BE-së. Këtë e dinë të gjithë. Dhe, sa më gjatë që kjo e vërtetë e dukshme nuk pranohet nga ana e politikanëve në Beograd, aq më shumë kohë do të humbet”, deklaroi analisti gjatë një interviste dhënë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209