Super ylli ndërkombëtar, Dua Lipa, i dha fund beqarisë në fshehtësi të plotë.
Më 31 maj, ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, në një ceremoni tejet private në Londër. Por, duket se kjo ishte vetëm nxehja, pasi festa e vërtetë ende nuk ka nisur.
Pavarësisht sekreteve të shumta rreth kësaj ngjarjeje, një detaj është i sigurt. Në këtë organizim triditor, nuk do të mungojë asesi atmosfera shqiptare. Burime të sigurta kanë bërë të ditur për Prive By Liberta Spahiu se në dasmën e Duas do të performojë legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu.
Prezenca e tij me hitet e pavdekshme dhe ritmin që i ngre të gjithë në këmbë, do t’i japë padiskutim një shije unike dhe nostalgjike kësaj dasme VIP, duke treguar edhe njëherë lidhjen e fortë të Duas me rrënjët e saj.
Mbetet të shihet nëse do të ketë emra të tjerë nga estrada jonë në mesin e të ftuarve.








1 Jun 2026 





