INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjesëmarrja e opozitës në reformën zgjedhore, reagon SHBA me superlativa për Lulzim Bashën

Pjesëmarrja e opozitës në reformën zgjedhore, reagon SHBA me superlativa për Lulzim Bashën

Publikuar më: 09:15 25-09-2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur prezencën e përfaqësuesve të opozitës jashtë parlamentare në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Ambasada e SHBA-së përshëndet kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. "Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin në mënyrë që Shqipëria të mund të miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo", përfundon ambasada.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031540393829346