INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Nuk ma mbyll dot ti gojën''. Opozita sherr në tryezën e OSBE-së

''Nuk ma mbyll dot ti gojën''. Opozita sherr në tryezën e OSBE-së

Publikuar më: 10:08 25-09-2019

Ka nisur me debat konferenca e sotme e nisur nga OSBE, për reformën zgjedhore në vend. Pas fjalës së ambasadorit të OSBE Borchardt, deputeti Kujtim Gjuzi ka debatuar ashpër me bashkëkryetarin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Deputeti, Kujtim Gjuzi, kërkoi që përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso të mos flasë para Rudina Hajdarit.

Gjuzi: Ivi Kaso nuk mund të flasë para Rudina Hajdarit.

Gjiknuri: Qëndroni si duhet ose mos flisni fare. Mos bëj avokatin e saj.

Gjuzi-Gjiknurit: Nuk mund të ma mbyllni gojën mua.

Gjiknuri: Kjo ndërhyrje nuk është e zakontë, por ka tension kur flitet për sistemet zgjedhore.

Tema e konferencës është “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.

Opozita e bashkuar përfaqësohet në nivel teknik nga Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949