INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA thirrje studentëve: S’keni pse rinovoni vizat, ja si të veproni

SHBA thirrje studentëve: S’keni pse rinovoni vizat, ja si të veproni

Publikuar më: 11:01 12-09-2019

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ambasada e SHBA lajmëron të gjithë ata studentë shqiptarë që kryejnë studimet në Amerikë, se nuk është më e nevojshme që të kthehen në Shqipëri për të rinovuar vizën.

Në postim sqarohet se përsa kohë ata frekuentojnë rregullisht mësimin nuk u nevojitet rinovimi i vizës.

Por, ambasada paralajmëron se duhet të kihet kujdes nëse kthehen në Shqipëri me vizë të skaduar, pasi më parë duhet të caktojnë një takim për të rinovuar vizën.

“Mbajtës të vizave studentore — Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322