INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vera franceze mund të bëhet shkak për përplasje mes SHBA-së dhe Francës. Arsyet…

Vera franceze mund të bëhet shkak për përplasje mes SHBA-së dhe Francës. Arsyet…

Publikuar më: 11:53 24-08-2019

Para se të nisej për në Francë, ku do të nisë samiti i G7 në Biarritz, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi Francën se do të miratojë tarifa shtesë për verërat franceze. Kjo duket se është në shenjë hakmarrjeje për një takse që vuri Franca për gjigantët e amerikan, Google.

"Sinqerisht nuk dua që Franca t'i ritaksojë kompanitë tona. Është shumë e padrejtë" - tha Trump për shtypin në Shtëpinë e Bardhë. "Nëse ata reagojnë” paralajmëroi ai, "ne do taksojmë verërat franceze “
Po si do reagojë presidenti francez kjo pritet të shihet në samitin që nis sot.
Mësohet se në samitin e Biarritz, kthimi i Brexitit, klima, Irani dhe Rusia në G8, do të jenë temat kryesore të diskutimeve. Në tryezë gjithashtu do të dikutohet dhe për Amazonën që po shkrumbohet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934