INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni kureshtarë se kur do të vdisni? Një test përmes gjakut do t’ju tregojë se dhe sa do jetoni

Jeni kureshtarë se kur do të vdisni? Një test përmes gjakut do t’ju tregojë se dhe sa do jetoni

Publikuar më: 12:17 24-08-2019

Shumica prej nesh ka frikë nga vdekja. Herë pas herë e mendojmë se dhe sa ditë, javë, muaj apo vite jetë kemi. Kush ka kureshtje për ta zbuluar tani është e mundur, pasi shkencëtarët nga Max Planck Institute for Biology of Ageing kanë zbuluar një test të ri gjaku që mund të parashikojë nëse do të vdisni brenda 10 viteve të ardhshme apo jo.

Gjithashtu testi tregon nëse do vdisni brenda dekadës me një saktësi prej më shumë se 80%. Për të zhvilluar testin, eskpertët analizuan 44.168 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 109 vjeç, 5.512 prej të cilëve për fat të keq vdiqën gjatë periudhës së studimit.
Analizat e gjakut të pjesëmarrësve në studim zbuluan 14 substanca metabolike në gjak, që parashikojnë nëse një person mund të vdesë apo jo në 10 vitet e ardhshme.
Ky studimi tregoi se një mostër gjaku e juaja mund të analizohet për praninë e këtyre treguesve biologjikë, për të treguar kur do të vdisni me një saktësi të lartë prej 83%.

Article Logic
Execution time: 0.0028760433197021