INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E plagosën dje tek 'Myslym Shyri' me plumb në kokë, ndërron jetën 26 vjeçari

E plagosën dje tek 'Myslym Shyri' me plumb në kokë, ndërron jetën 26 vjeçari

Publikuar më: 09:57 23-08-2019

I riu i cili u plagos me plumb në kokë ditën e djeshme ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai shkoi në spital në gjendje kome dhe nuk ja doli dot të mbijetojë. 26-vjeçari Indrit Çela ishte punëtor kondicionerësh dhe u gjuajt me një armë me silenciator gjatë kohës që po punonte në një banesë në rrugën 'Myslym Shyri'. 

Policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë njofton se ka arrestuar 4 persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Autori i kësaj vrasje mendohet se është L.V banues në Tiranë. Vrasësi ka ardhur në mënyrë të papritur dhe e ka qëlluar në befasi me armë në kokë. Ata kanë pasur një konflikt të çastit mes tyre, dhe më pas L.V ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të plagosur rëndë të riun, i cili humbi jetën sot në spitalin e Traumës.

Article Logic
Execution time: 0.0032410621643066