INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident me vdekje, ndërrojnë jetën dy persona

Aksident me vdekje, ndërrojnë jetën dy persona

Publikuar më: 09:15 21-08-2019

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në aksin Fier-Lushnje. Mësohet se janë përplasur dy automjtete tip "Benz" me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje. Për pasojë ka humbur jetën shoferi, 64-vjeçari I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në makinë.
Policia sqaron se po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë, që ishte pasagjere pasi nuk kishte asnjë dokument me vete.
Kurse shtetasi E.Gj është shoqëruar në komisariat dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0033581256866455