INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në Lungomare: Përplaset me makinë 10 vjeçari, zbardhen detajet...

Aksident në Lungomare: Përplaset me makinë 10 vjeçari, zbardhen detajet...

Publikuar më: 18:36 17-08-2019

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Lungomare në Vlorë, ku një makinë përplasi një fëmijë të moshës 10-vjeçare, janë zbardhur informacione të reja.

I aksidentuari E.S. (mosha e saktë 10 vjeç) është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore. Pas aksidentit, policia ndaloi drejtuesin e mjetit ‘’Audi’’, i cili është shtetasi T.T. 35-vjeç.

Ndërkohë, nuk ka të dhëna shtesë për shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor të Lungomares, automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035598278045654