INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në Divjakë! Ndiqni hajdutët ndërron jetë 57-vjeçari, rëndë i biri

Aksident në Divjakë! Ndiqni hajdutët ndërron jetë 57-vjeçari, rëndë i biri

Publikuar më: 09:19 16-07-2019

Një 57 vjeçar, mbeti i vdekur, këtë mëngjes në Divjakë, ndërsa u plagos edhe djali i tij, R.Muça.

Agim Muça po drejtonte mjetin me shumë shpejtësi, pasi ishte në ndjekje të hajdutëve që i kishin vjedhur lopën.

Mësohet se ai ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe vdiq menjëhershme. Kurse djali i viktimës u dërgua në spitalin e Lushnjës dhe po merr trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur ka rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor. Sakaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217