INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bulqizë, po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, plagosen rëndë dy djem [FOTO]

Bulqizë, po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, plagosen rëndë dy djem [FOTO]

Publikuar më: 09:09 29-06-2019

Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Ura e Vocit.

Sipas policisë lokale mësohet se dy të aksidenturit ishin maturante, të cilët po ktheheshin nga mbrëmja e maturës.

Dy të rinjtë udhëtonin me makine tip Benz. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit.

Fillimisht të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku dhe u është dhënë ndihma e parë, më pas janë dërguar me helikopter drejt spitalit ushtarak Tiranë, për një mjekim më të specializuar.

 

a3.PNG

a2.PNG

a1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0021131038665771