INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Edi Rama, të hënë jam gati të nis bisedimet me Bashën

Habit Edi Rama, të hënë jam gati të nis bisedimet me Bashën

Publikuar më: 23:29 28-06-2019

Kryeminstri Rama ka habitur këdo kur tha këtë mbrëmje se është gati të ulet në tryezë dialogu me Lulzim Bashën.

Rama në Real Story sqaroi se është i gatshëm që menjëherë pas zgjedhjeve të ulet në tryezë dialogu me Lulzim Bashën për të folur për të gjitha çështjet dhe pa asnjë kusht.

"Lulzim Bashës i kam dërguar 6 letra. I kam kërkuar dialog. Jam i gatshëm të ulem në tryeze të hënën. Jam i gatshëm të diskutojmë të gjitha çështjet. Nuk kam asnjë kusht', tha Rama.

Më herët, Rama i pyetur për mundësinë e një marrëveshjeje me Bashën tregoi se ai ishte i hapur, por vazhdimi varet nga opozita.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030181407928467