INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasen tre makina me të rinj, ndërron jetë 18-vjeçari

Përplasen tre makina me të rinj, ndërron jetë 18-vjeçari

Publikuar më: 09:27 26-06-2019

Tre makina janë përplasur e për pasojë ka ndërruar jetë një i ri, 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatë në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shoferit". Fillimisht automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje. Pas përplasjes së këtyre dy makinave në aksident ëhstë përfshirë një një automjet i tretë, tip "Jaguar" me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik. 

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, pasagjer në automjetin tip "Benz" që drejtohej nga shtetasi M.Sh.
Dëmtime kanë marrë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

makina_e_perplasur.PNG

makina_ne_aksident.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537