INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vala afrikane s’kursen as Shqipërinë! Duke nisur nga sot do të përvëlohemi, ja temperaturat...

Vala afrikane s’kursen as Shqipërinë! Duke nisur nga sot do të përvëlohemi, ja temperaturat...

Publikuar më: 09:11 26-06-2019

Nga kjo e mërkurë dhe vendi ynë i bashkohet vendeve të Europës që po përvëlohen nga i nxehti afrikan. Një valë nga kontinenti më i nxehtë në botë Afrika godet sot dhe vendin tonë. Sinoptikanët kanë lajmëruar se sot do të jetë dita e parë më e nxehtë e kësaj vere.

Pritet që temperaturat në vendet e uleta të shkojnë deri në 38 gradë. Ndërsa ditën e nesërme do të shkojnë deri dhe 40 gradë.

Parashikimi i plotë:
Këtë pasdite ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre.

TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 23 / 36 °C
-në vendet e ulëta: 22 / 38 °C
-në vendet malore: 15 / 27 °C

ERA
Era pritet të forcohet, për të arritur deri e fortë.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326