INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama pritet me protesta në Kukës, policia ndjek strategji të re për sigurinë e kryeministrit ndryshe nga Shkodra

Rama pritet me protesta në Kukës, policia ndjek strategji të re për sigurinë e kryeministrit ndryshe nga Shkodra

Publikuar më: 18:26 25-06-2019

Kryeministri Rama në kuadër të turit elektoral “Për Bashkinë Që Duam” në ditën e sotme është ndodhur në qytetin e Kukësit.

Opozita ka vendosur që në çdo qytet ku kryeministri të zhvillojë takim, paralelisht të zhvillojë protesta duke bojkotuar kështu datën e zgjedhjeve në 30 qershor.

Nga këto protesta ajo që ishte edhe më e dhunshme ishte në qytetin e Shkodrës ku policia përdori gaz lotsjellës për të përballuar turmën e njerëzve që synonin të marshonin drejt vendit ku do zhvillohej takimi elektoral i Partisë Socialiste.

Ndërkohë në Kukës shihet një taktikë ndryshe e policisë ndaj protestuesve. Në videon e mëposhtme shihet se si kordoni i policisë çahet pa ndonjë rezistencë të madhe, me turmën që drejtohet drejt aeroportit të Kukësit.

Nuk ka ende informacion se sa forca policore ndodhen në aeroport për të mbrojtur sigurinë e Kryeministrit ndërkohë që takimi elektoral në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie Safet Gjici ende vazhdon.

Protesta Kukës from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0023880004882812