INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama zbulon detyrën e re të parë të kryebashkiakëve të PS [FOTO]

Kryeministri Rama zbulon detyrën e re të parë të kryebashkiakëve të PS [FOTO]

Publikuar më: 16:36 17-08-2019

Kryebashkiakët socialistë në bashkitë e djathta e kanë nisur punën e tyre me pastrimin e qyteteve. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook thotë se në bashkitë Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve.

15-16.jpg

Rama shton se deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta, përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, shton ai, që kanë ikur me dorëheqje.

Kryeministri paralajmëron se nga administrata e bashkive të djathta do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës.

Në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për të drejtën dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka – shkruan në rrjetin social Facebook.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842