INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IKMT po shemb restorantin e Mihal Kokëdhimës që sulmoi turistët spanjollë

IKMT po shemb restorantin e Mihal Kokëdhimës që sulmoi turistët spanjollë

Publikuar më: 09:19 21-08-2019

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) mëngjesin e sotëm ka nisur shembjen e restorant 'Panorma' në pronësi të Mihal Kokëdhimës, i cili disa ditë më parë sulmoi disa turistë spanjollë.

IKMT e mbështetur edhe nga policia po e prishin restorantin e Mihal Kokëdhimës në “Porto Palermo”, pasi ishte një ndërtim pa leje. Sipas IKMT restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katror. "Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit", thuhet në njoftimin e IKMT.
Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime.
Aktualisht, Mihal Kokëdhima ndodhet në burg nën masën e sigurisë “arrest me burg” për 55-vjeçarin. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shkatërrim të pronës, dëmtim me dashje si dhe kanosje. Kokëdhima i mohoi akuzat duke thënë se ishin turistët spanjollë ata të cilët i rrezikuan jetën dhe e morrën zvarrë me makinë për afro 3 km.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768