INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mushkëria e planetit tonë që prodhon 20% të oksigjenit vijon të digjet, banorët të alarmuar

Mushkëria e planetit tonë që prodhon 20% të oksigjenit vijon të digjet, banorët të alarmuar

Publikuar më: 10:44 23-08-2019

Banorët e Amazonës janë të alarmuar që zjarret në pyjet më të mëdha në botë nuk po shuhen. Këto pyje prodhojnë 20% të oksigjenit në të gjithë botën. Ata akuzojnë politikat e qeverisë për këtë dëm kolosal, që po i bëhet planetit tonë. 

"Shikoni burimin tonë, atë që ne po humbasim. Për dy vjet kemi luftuar për të ruajtur rezervën tonë dhe ata kanë hyrë dhe kanë djegur gjithçka. Ata po vrasin lumenjtë tanë, burimet tona të jetës dhe tani ata e kanë vendosur zjarrin në rezervën tonë. Dua që të gjitha mediat ta shohin këtë", ka thënë një banore për mediat ndërkombëtare.
Ndërsa një ditë më parë Presidenti Bolsonaro reagoi për këtë situatë të rëndë duke thënë se po zhvillohet një komplot kundër qeverisë së tij dhe akuzoi si shkakatarë organizatat joqeveritare për zjarre të qëllimshme.
Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili deklaroi se zjarret që po shkatërrojnë një pjesë të Amazonës paraqesin "një krizë ndërkombëtare". Ai theksoi se kjo do të trajtohet urgjentisht gjatë samitit të G7 në Biarritz.
"Shtëpia jonë po digjet. Amazona, mushkëria e planetit tonë që prodhon 20% të oksigjenit tonë po digjet", shkruajti presidenti francez në llogarinë e tij në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723