INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kushte të reja për bizneset! Si të mbrohen nga fatkeqësitë natyrore?[VIDEO]

Publikuar më: 11:53 24-11-2018

Një draftligj i ri për mbrojtjen civile i cili është në fazën e konsultimit me publikun vendos disa kushte për bizneset që të mbrohen nga fatkeqësitë natyrore.

Bizneset ngarkohen nga ligji i ri të përmbushin disa detyrime.
Së pari, sipërmarrjet që përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë materiale të rrezikshme, karburante dhe derivate të tyre, duhet të hartojnë dhe përditësojnë plane të brendshme për emergjencat civile të harmonizuara me planet e jashtme për emergjencat civile të njësisë vendore si edhe të hartojnë rregullore të brendshme sipas rrezikshmërisë së proceseve teknologjike.
Gjithashtu bizneset duhet të sigurojnë me shpenzimet e tyre pajisjet e alarmit për punonjësit dhe për komunitetin, si dhe të garantojnë funksionimin e tyre.
Së treti duhet të informojnë punonjësit e tyre për rreziqet e mundshme, t’u sigurojnë atyre kushte dhe mundësi për realizimin e mbrojtjes së tyre.
Në rastet e fatkeqësive, të njoftojnë dhe të japin alarmin për popullsinë e rrezikuar dhe të njoftojnë tek numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112. Bizneset duhet të sigurojnë trajnimin për punonjësit e tyre, për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive dhe të aktivizojnë shërbimin në përgjigje të situatës së krijuar nga fatkeqësia në këtë zonë dhe në ndihmë të subjekteve të tjera.
Një detyrim tjetër është dhe kryeja e sigurimit të pronës ndaj të gjitha fatkeqësive nga të cilat mund të preken objektet dhe aktiviteti i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449