INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria përfshihet në flakë, zjarret në Shëngjin i afrohen banesave [FOTO]

Shqipëria përfshihet në flakë, zjarret në Shëngjin i afrohen banesave [FOTO]

Publikuar më: 16:09 23-08-2019

Shumë zona të Shqipërisë prej tre ditësh janë përshirë nga flakët e zjarrit. Veçanarisht në qarqet Gjirokastër dhe Lezhë, ka patur vatra aktive zjarri, që nuk po shuhen dot.  Prej dy ditësh zjarret vijojnë të jenë aktive në malin e Shëngjinit edhe mesditën e sotme situata u përkeqësua edhe më shumë dhe era ka ndikuar në përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe po i afrohet portit. 

Përkeqësimi i situatës ka bërë që zjarri të përparojë deri sipër kurorës së Shëngjinit, afër varrezave publike. Në një zonë flakët i janë afruar shtëpive dhe është kërkuar evakuuimi i banorëve.
Për shkak se ndërhyrja në mal është e pamundur zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar për të shuar zjarrin.

Ndërkohë, është përfshirë nga flakët dhe një sipërfaqe toke me ullinj shekullorë dhe shkurre në fshatin Hekal të Mallakstrës dhe kodrat përreth tij.
Edhe Kodra e Pishtanit në Fier një ditë më parë është shkrumbuar. Në këtë Kodër u shfaqën dy varta zjarri. Fatmirësisht, situata nuk është përkeqësuar dhe ndërhyrja e zjarrfikesve bëri që flakët të shuheshin. Në këtë Kodër janë djegur 300 rrënjë ullinj.

zjarr_ne_shengjin.jpg

 zjarr_ne_shengjin_1.jpg

ushtraret_zjrrfikes_ne_shengjin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105