INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Ilir Meta i shqetësuar për zjarret që po zhdukin pyjet! Ju kërkon…

Presidenti Ilir Meta i shqetësuar për zjarret që po zhdukin pyjet! Ju kërkon…

Publikuar më: 12:46 23-08-2019

Prej disa ditësh në zona të ndryshme të vendi ka rënë zjarr. Një pjesë e zonave të gjelbra janë shkrumbuar. Ndaj dhe sot Presidenti Ilir Meta, ka bërë një reagim ku pasi shpreh shqetësimin e tij ju kujton detyrat institucioneve kompetente.

Mesazhi i plotë:
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.
Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.
Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.”

Article Logic
Execution time: 0.0027530193328857