INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëton Kanioni i Holtës, punimet e kryera për HEC-in do prishen[FOTO]

Shpëton Kanioni i Holtës, punimet e kryera për HEC-in do prishen[FOTO]

Publikuar më: 13:24 23-08-2019

Kanioni i Holtës, i shpallur si monument i rëndësisë së lartë shpëton nga ndërtimi i një HEC-i. Ky problem u ngrit disa muaj më parë nga qytetarë, banorë e zonës dhe aktivistë të ndryshëm.

Ngjarja bëri bujë të madhe në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme, shkruan Newsbomb.al. Reagimet e ekspertëve dhe personazhe të njohur që dolën kundër ndërtimit të atij projekti pranë një resursi natyror, i cili ishte shpallur zonë e mbrojtur nga shteti dhanë ndikim pozitiv. Atë kohë instancat shtetërore pezulluan punimet dhe siguruan banorët e zonës se projekti nuk do ndërtohej. Sot pas disa muajsh nga nisja e punimeve, njoftohet zyrtarisht nga Bashkia Gramsh se është marrë vendimi për prishjen e objektit të ndërtuar.

Pak kohë më parë ministritë përkatëse, ajo e mjedisit dhe e energjisë kanë pezulluar lejet e shumë firmave që kishin planifikuar të ndërtonin e pranë lumenjve dhe zonave të mbrojtura.

holll.jpg

hol.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045