INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Autostradën Tiranë-Durrës nga sot mund të lëvizet normalisht

Në Autostradën Tiranë-Durrës nga sot mund të lëvizet normalisht

Publikuar më: 11:42 18-01-2019

Sot është hapur kalimi në autostradën Tiranë-Durrës, ku po kryheshin punime. Këtë ka njoftuar Autoriteti i Rrugëve dhe më në fund shoferët mund të lëvizin normalisht, pasi trafiku do të reduktohet.

Njoftimi i plotë i ARRSH:
Sot nga hapet trafiku në segmentin rrugor në Mbikalimin e Kasharit në të dyja drejtimet.
Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.
Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve. I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falenderojmë për mirëkuptimin.
Gjithashtu falenderojmë kompaninë dhe ekipin e saj për punën e tyre të pandalur, rezultati i të cilës bëri që punimet të mbaronin para afatit të përcaktuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.00217604637146