INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është fundjavë, kosovarët dhe emigrantët drejt Shqipërisë! Rëndohet trafiku

Është fundjavë, kosovarët dhe emigrantët drejt Shqipërisë! Rëndohet trafiku

Publikuar më: 11:45 24-08-2019

Të gjithë pëlqejnë bregdetin shqiptar. Por për të arritur deri aty shumë shtetas nga Kosova apo dhe emigrant që kalojnë nga pika të ndryshme doganore kalojnë disa peripeci. Herë pak herë trafiku rëndohet dhe kjo ka ndodhur dhe këtë fundjavë. Në të gjitha pikat doganore ka radhët kilometrike.

Aksi Morinë-Kukës i Rrugës së Kombit është bllokuar për shkak të fluksit të madh të pushuesve që vijnë nga Kosova për të kaluar pushimet verore në vendin tonë në plazhet e Vlorës, Shëngjinit, Velipojës dhe Durrësit.
Po kështu dhe emigrantët shqiptarë që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet e verës në atdhe po qëndrojnë të bllokuar në Doganën e Kakavijës prej mëse 3 orësh.
Shkak i krijimit të këtij trafiku veç numrit të lartë të makinave mësohet të jetë bërë dhe pala doganore greke, e cila nuk po punon me të gjitha sportelet, ndryshe nga ajo shqiptare. Në këtë pikë doganore gjatësia e krijuar nga radha e automjeteve shkon deri në 1 km.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025880336761475