INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa janë mundësitë që të merrni një vizë për në SHBA? Ju orienton raporti i fundit [FOTO]

Sa janë mundësitë që të merrni një vizë për në SHBA? Ju orienton raporti i fundit [FOTO]

Publikuar më: 12:14 03-09-2019

Një raport i publikuar së fundmi tregon se sa ishin në vitin 2018 mundësitë e banorëve në botë për të marrë një vizë aq shumë të dëshiruar amerikane. Vetëm në një vit numërohen 6.4 milion njerëz që kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara me vizë. Viza e kategorisë B është e zakonshme për udhëtime biznesi, turizëm ose të dyja bashkë edhe për trajnime mjekësorë ose profesionale. Nga të dhënat shihet se më shumë se gjysma e shqiptarëve që kanë aplikuar kanë mundur të marrin një vizë të tillë. Rezulton se vetëm 41.9% e shtetasve tanë janë refuzuar, ndërsa të tjerët ja kanë dalë të udhëtojnë për në SHBA. Gjithësesi nuk bëjmë pjesë tek grupi i shteteve më të refuzuara po jemi diku në mes të listës në vendi 61. Refuzimet kanë qenë të konsiderueshme për më shumë se 50 vende të botës. Numrin rekord i refuzimeve për vizë amerikane e mban Somalia dhe Irani. Sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shtetit shkalla mesatare e refuzimit për vitin 2018 ishte 32.4 %. Por, pavarësisht se sa e zakonshme është viza B, marrja e një të tille nuk është aq e lehtë sa mund të duket.

Aplikantët duhet të paguajnë një tarifë, të aplikojnë në internet dhe më pas të marrin pjesë në një intervistë ku duhet të sqarojnë arsyet e sakta përse do të vizitojnë SHBA-në, por dhe duhet të tregojnë se kur do të nisen dhe kthehen, ku do të qëndrojnë dhe cilat janë planet e tyre të qëndrimit.

shbaokok.jpg

shba_tabeleokok.jpg

sonaliokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030059814453125