INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau babain e tij me sëpatë, Arjan Shahaj jep dëshminë: Nuk e mendova se do të...

Vrau babain e tij me sëpatë, Arjan Shahaj jep dëshminë: Nuk e mendova se do të...

Publikuar më: 12:12 03-09-2019

Arjan Shahaj, i riu që qëlloi për vdekje babain e tij me sëpatë ditën e djeshme ka dhënë sot para gjykatës dëshminë e tij. Shahaj ka rrëfyer në gjykatë se sherri me të atin ishte momental dhe se nuk kishte menduar kurrë më parë ta qëllonte për vdekje.

Ai u shpreh se ishte në një lidhje me një vajzë dhe se familjarët e vajzës i ishin ankuar të atit që ai ta linte të qetë.

"Në çdo debat në familje babai më kërkonte ta lija rehat. E vrava sepse i kisha thënë të mos me hapte me muhabetin e vajzës, me të cilën kisha lidhje prej kohësh por ai sikur ma bënte kastile. Dje u bë i padurueshëm kështu që e qëllova 3 herë me sëpatë,"-tha 35-vjeçari, shkruan Oranews.

Arjani ka qenë më parë i dënuar me 8 vite burg për tentativë vrasje pasi goditi me sëpatë kushëririn e tij, Edisonin. 

Pas vuajtjes së dënimit ka dalë nga burgu dhe nuk ka shfaqur probleme. Në vitin 2003, ai masakroi me thikë nënën e tij, e cila u shtrua në spital në Tiranë për 3 muaj. 

Por e ëma e fali dhe nuk e denoncoi.

Article Logic
Execution time: 0.0047140121459961