INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parkinson, identifikohen molekulat që mund të ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes

Parkinson, identifikohen molekulat që mund të ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes

Publikuar më: 11:07 03-09-2019

Zhvillimi i sëmundjes së Parkinson mund të ngadalësohet falë molekulave të quajtuar Resolvine, që prodhohen nga organizmi ynë për të shuar proceset inflamatore dhe për të riparuar indet e dëmtuara nga këto procese.

Një gjë të tillë e ka vërtetuar një studim i realizuar nga ekspertë italianë.

Studiuesit zbuluan së pari një nivel të reduktuar të molekulës Resolvin D1, në pacientët që vuanin nga patologjia dhe më pas ndërhynë në mënyrë eksperimentale në modele laboratorike për të ribalancuar praninë e kësaj molekule të rëndësishme në organizmin e kafshëve. Grupi hulumtues ishte gjendje të ngadalësojë procesin neurodegjenerues që karakterizon sëmundjen e Parkinsonit.

"Studimi – shpjegojnë mjekët -lejoi të demonstrohet se proteina alfa-sinuclein, e njohur për rolin e saj kryesor në zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit, shkakton herët mosfunksionimin e neuroneve . Pasojat janë çrregullime motorike dhe konjitive, por edhe një rritje e neuroinflammimit të shoqëruar me nivele të reduktuara të Resolvin D1 që është vënë re tek pacientët me sëmundjen e Parkinsonit.

Duke u nisur nga ky vëzhgim, studiuesit vrojtuan molekulën Resolvin D1 në modele laboratorike dhe pas dy muaj trajtimi ata mund të vëzhgojnë një ulje progresive të gjendjes inflamatore dhe procesit degjenerues. Rezultatet e studimit, theksojnë studiuesit, ofrojnë njohuri të reja jo vetëm për identifikimin e terapive efektive, por edhe në parashikimin e kohës së diagnostikimit të sëmundjes.

Deri më sot sëmundja e Parkinson diagnostikohet vonë, kur gjysma e neuroneve dopaminergjike është shkatërruar dhe nuk ka një terapi gjeneruese. Ndërsa studimi i fundit mund të ndihmojë mjekët të ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0068941116333008
    array(1) { ["section"]=> string(87) "parkinson-identifikohen-molekulat-qe-mund-te-ngadalesojne-zhvillimin-e-semundjes-101555" }