INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“S’të pyes ty”, sherr mes Ahmetajt dhe deputetit në komision

“S’të pyes ty”, sherr mes Ahmetajt dhe deputetit në komision

Publikuar më: 12:02 03-09-2019

Ka nisur me sherr mbledhja e parë e Komisionit të Ekonomisë. Kryetari i Komisionit, Arben Ahmetaj ka ndërprerë mbledhjen pasi deputeti i futur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, Alban Zeneli fliste me zë të lartë në këmbë.

Zeneli ka tentuar të ndërhyjë në debatet e komisionit si qytetar pa marrë pjesë në tryezë, gjë e cila nuk është lejuar nga Ahmetaj, i cili ka kërkuar ndërprerje të mbledhjes.

Arben Ahmetaj: Kush jeni ju zotëri? Jeni anëtar?
Alban Zeneli: Jo, jam qytetar.
Arben Ahmetaj: Shumë mirë zotëri, Alban ulu dhe bëj pyetje ngri çështje sa të duash. Të lutem. Alban, ulu.
Alban Zeneli: S’do pyes ty unë ça do them. Ore mos fol me mua ashtu.
Arben Ahmetaj: Komisioni mbyllet derisa të vendoset rregulli.

Article Logic
Execution time: 0.0038738250732422