INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria me projektligj të ri për nxitjen e punësimit

Qeveria me projektligj të ri për nxitjen e punësimit

Publikuar më: 16:33 21-11-2018

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur këtë të mërkurë Këshillin Kombëtar të Punës për të diskutuar mbi projekligjin e ri për nxitjen e punësimit. Nga ky projektligj Ahmetaj veçoi disa pika nëpërmjet të cilave do të synohet të nxitet punësimi në vend. “Do bëjmë investim shumë serioz në shkollat profesionale dhe zyrat e punës. Do i ndihmojmë të ndjekin kurset e arsimit profesional falas, do rintegrojmë në tregun e punës dhe t’i mbështesim ata që e kanë të pamundur të punësohen”, u shpreh ministri i Financave.

Formimi teknik është një tjetër pikë që synon rritjen e punëismit. “63 mijë qytetarë do të mund të marrin kualifikim intensiv për soft skillës, aftësi që bëjnë të mundur që një qytetar të di si të kërkojë punë. Po ashtu do të kemi një program po kaq të rëndësishëm për formimin teknikë”, tha Ahmetaj.

Duke u ndalur në parashikimet e buxhetit, Ahmetaj u shpreh se pritet rritje domethënëse të vendeve të punës, 30 mijë vende pune.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377